Site icon Telegrafi

Maqedoni, arrin në 100 numri i tërmeteve nga 1 janari

Ditëve të fundit në Maqedoninë Juglindore janë regjistruar një seri tërmetesh. Nga enti Sizmologjik njoftojnë se numri ka arritur deri në 100 dhe se kjo dukuri do të vazhdoj deri në qetësimin e plotë të pllakave tektonike, por se dridhjet do të jenë me intensitet shumë më të ulët.

“Akoma vazhdojnë dridhjet, por kjo është normale pas një tërmeti me magnitutë prej 4.8. Kemi një varg tërmetesh si pasojë e tërmetit më të fortë dhe aparatet e Observatorit Sizmologjik akoma vazhdojnë të regjistrojnë tërmete në këtë pjesë por që të gjitha janë me magnitutë më të ulët. Tërmeti më i fuqishëm u ndje dje në orën 18 e 36 minuta dhe pas këtij tërmeti kemi regjistruar edhe disa tërmete më të dobëta që thuajse nuk janë ndjerë fare nga popullata e këtij rajoni” deklaroi për Alsat M sizmologia Dragana Dernih-Anastasovksa.

Megjithatë sipas seizmologes Dragana-Dernih tërmetet në Maqedoni vijnë si pasojë e përplasjes të pllakës afrikane dhe asaj euro-aziatike.

Dridhjet e një dite më parë kanë shkaktuar edhe disa plasaritje të objekteve, por dhe shqetësim të madh tek banorët e Dojranit dhe vendeve përreth.

Exit mobile version