Është arrestuar edhe personi i dytë pas së cilit Prokuroria Publike e Shkupit në mars të këtij viti ngriti padi penale për rishitjen e marihuanës prej Kosovës në Maqedoni.
SPB Shkup në mars të këtij viti ngriti padi penale në Prokurorinë e Shkupit kundër M.O.(39) dhe D.I. (65) për vepër të kryer penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotorpe dhe perkursorëve”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Pas kallëzimit penal të parashtruar nga PTHP është dorëzuar edhe i denoncuari i dytë D.I., ndërsa i denoncuari i parë ka qenë i pakapshëm për organet e rendit”, kumtoi MPB.
Pas masave të ndërmarra me urdhërarrest qendror më 15 nëntor i denoncuari i parë M.O. është gjetur dhe i është dorëzuar Prokurorisë për procedurë të mëtejmë. Veprën penale M.O. dhe D.I. e kanë kryer gjatë marsit të vitit 2017 për rishitje të mëtejmë.
Ata prej një personi nga Kosova e kanë furnizuar dhe e kanë organizuar transportin e drogës narkotike marihuanë në sasi prej rreth 20 kilogramë nga Kosova në Maqedoni./Telegrafi/