Telegrafi

Maqedoni, arrestohet një shtetas i Shqipërisë me dokumente të falsifikuara

Foto: Ilustrim

Shtetasi i Shqipërisë i cili me letërnjoftim të rrejshëm italian, ka tentuar të dalë nga Maqedonia është arrestuar dje nga Policia e Maqedonisë.

Siç njofton MPB, dje në orën 17:50 në vendkalimin kufitar “Shën Apostol Pavle” – Ohër, për dalje nga Maqedonia është paraqitur G.D (28) nga Napoli – Itali, me letërnjoftim italian për të cilin u konstatua se është i falsifikuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga kontrollet e kryera në bagazhin e tij, është gjetur letërnjoftim shqiptar në emrin K.G.(26) nga Tirana, Shqipëri. Personi është privuar nga liria dhe kundër tij është parashtruar padi penale për veprën ‘falsifikim i dokumentit'”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/