Mbrëmë në ora 23:35 zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria 22 vjeçarin me iniciale K.V nga Kumanova, për shkak se gjatë bastisjes tek ai është gjetur marihuanë.
Ndërkohë dje pasdite në ora 14:30 zyrtarët policorë nga SPB Shkup në Nerez të Epërm kanë privuar nga liria 22 vjeçarin I.T. dhe bashkëmoshatarin e tij D.R. që të dy nga Shkupi, për shkak se gjatë një kontrolli rutinë në makinën e tyre është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Edhe në afërsi të Bit Pazarit mbrëmë zyrtarë policorë kanë privuar 18 vjeçarin F.B. nga Shkupi. Edhe tek ky person gjatë një kontrolli i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Derisa po dje në ora 17:00 në rrugën Boris Kidriç në Tetovë, zyrtarët policorë kanë ndaluar personin J.G. nga fshati Volkov, Komuna e Gjorçe Petrovit si dhe H.B. nga Tetova. Gjatë kontrollit edhe tek këta dy persona është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër personave në fjalë do të ngritët padi adekuate.