Site icon Telegrafi

Maqedoni, arrestohen dy policë të përfshirë në trafikimin e drogës

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur identitetin e policëve të cilët janë Nusret Dervishi dhe Fatmir Hajdari, të cilët akuzohen se janë pjesë e grupit 11 anëtarësh, prej të cilëve dhe një polic, që dy ditë më parë u kapën në kuadër të operacionit rajonal policor “Besa”, për organizim të trafikimit të lëndëve narkotike. Në këtë operacion u kapën 10 kilogramë drogë heroinë në një makinë me targa bullgare që kishte si destinacion Greqinë dhe më pas tregun evropian.

Sipas MPB-së, tre pjesëtarët e policisë, po ndihmonin rrjetin e trafikantëve për trafikimin e lëndëve narkotike. Dy prej të cilëve u arrestuan sot punonin në sportelet e kontrollit të pasaportave në pikën e kalimit kufitar Bllacë. Ndaj grupit të ndaluar mes tyre edhe një shtetas bullgar është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. /INA/Telegrafi/

Exit mobile version