Site icon Telegrafi

Maqedoni, arrestohen dy doganierë për ryshfet

Në vendkalimin kufitar Tabanoc policia mbrëmë në orën 3:00 ka arrestuar 3 doganierë nën dyshimet se kanë pranuar ryshfet.

Siç njoftojnë nga policia më 28.07.2019 në orën 3:00 është denoncuar nga një person që ka dhënë ryshfet në vendkalimin kufitar Tabanoc gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku nga ana e Seksionit për krime ekonomike është vepruar dhe gjatë kontrollimit të doganierëve Z.J dhe T.M është janë gjetur 1670 euro dhe 190 franga zvicerane, njofton Telegrafi Maqedoni.

Doganierët janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të ngritet kallëzim penale./Telegrafi/

Exit mobile version