Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Ministrisë së Brendshme, në lidhje me ndalimin e lëvizjes, janë regjistruar se në nivelin shtetërorë 77 persona nuk e respektuan ndalimin e lëvizjes, ndërsa 46 persona janë arrestuar, dhe për pjesën tjetër të dhënat u morën dhe do të pasojnë masat e duhura.
Ministria e Brendshme gjithashtu informon se gjatë 24 orët e kaluara, 219 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 84 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Nga ana e punonjësve të policisë janë kryer inspektime të personave në izolim dhe vetizolim, dhe nuk janë regjistruan shkelje të masave për izolim dhe vetizolim./Telegrafi/