Telegrafi

Maqedoni, arrestohen 28 persona për shkak se nuk kanë respektuar orën policore

Në Maqedoni gjatë orës policore mbrëmë 59 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizjes dhe janë arrestuar 28 persona ndërsa për të tjerët do të merren masa të tjera.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme në Maqedoni 144 personave u është dhënë vendim për vetizolim, dhe 51 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga policët kanë kontrolluar personat që ndodhen në vetizolim dhe janë vërtetuar se të gjithë personat kanë respektuar masat për izolim dhe vetizolim./Telegrafi/