Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKR) kanë rekomandime për festat e fundvitit. Apelojnë që qytetarët të mos përdorin mjete piroteknike dhe të mos vozisin nën ndikim të alkoolit. Të jenë të kujdesshëm, t’i respektojnë rregullat për kufizim të shpejtësisë dhe sinjalizimit rrugor.
Nga MPB-ja thonë se nuk do të tolerohet dhe në mënyrë më të rreptë do të dënohet shitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike.
Sipas Ligjit, gjoba për gjuajtje me armë zjarri, përdorimi i mjeteve piroteknike ose mjeteve të ngjashme shpërthyese është 200 deri më 500 euro, ndërsa sipas Kodit penal, ai që në mënyrë të palejuar përpunon, mban, shet ose kryen shkëmbim me armë zjarri, municion ose materiale shpërthyese dënohet me burg prej 3 deri më 10 vite./Telegrafi/