Telegrafi

Maqedoni, anulimi i lustracionit nuk do të bëhet para zgjedhjeve

Anulimi i lustracionit do të presë për përbërjen e re parlamentare pasi që BDI vendosi veto për propozimin e LSDM-së, nëse në paket nuk shkon statusi i të burgosurve politikë nga regjimi komunist dhe familjeve të tyre.

Nga BDI për “Plusinfo” konfirmojnë se lustracioni nuk do të anulohet para zgjedhjeve. Dilema lind nëse kushtëzimi i BDI-së për anulimin e lustracionit me kërkesën për statusin e të burgosurve politikë është thjesht marketing parazgjedhor, pasi nuk është hera e parë që nga kjo parti para zgjedhjeve e ngritin këtë çështje.

Partia e Ali Ahmetit propozoi dëmshpërblimi për viktimat politike nga regjimi komunist përmes një propozim ligji në vitin 2012, por propozimi mbeti në sirtar pasi nuk mori asnjë mbështetje nga partneri i atëhershëm i qeverisë së OBRM-PDUKM-së. Edhe atëherë propozimi u parashtrua para zgjedhjeve lokale, që pas zgjedhjeve harrohet tërësisht./Telegrafi/