Telegrafi

Maqedoni, aktivitetet shtetërore për shënimin e 109 vjetorit të Ditës së Alfabetit shqip

Manifestimet kryesore të shënimit të 109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit do të mbahen në Shkup dhe Manastir, përkatisht në Shkup do të mbahet një akademi solemne për doajenët e arsimit shqip e cila për herë të parë mbahet me nismë të Qeverisë.

Sipas agjendës, ngjarja kryesore është në Manastir me 22 nëntor, ku do të mbahet edhe koncerti solemn tradicional, ndërsa në vazhdën e këtyre aktiviteteve me 21 nëntor në Manastir do të mbahet një tribunë shkencore bashkë me institutin për trashigimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në të cilën do të marrin pjesë akademik e gjuhëtar nga gjitha trojet shqiptare.

Janë marrë masa konrete për revitalizimin dhe mirëmbajtjen e Muzeut ku është parashikuar pastrimi i objektit të muzeut, përkatësisht dy lokalet që kanë qenë pjesë e muzeut ti kthehen në pronë muzeut të alfabetit./Telegrafi/