Harmonizimi i pagave në sektorin publik në përputhje me rritjen e pagës minimale dhe pagesën e K-15 në sektorin publik, ishin kërkesat e Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSL). Këto kërkesa u sindikalistët i parashtruan sot pasdite me anë të një protestë në Shkup, e cila filloi para Kuvendit dhe përfundoi para Qeverisë.
Kryetari i KSL-së Bllagoja Ralpovski theksoi se ata janë kundër transferimit të punonjësve të sektorit publik në sektorin privat.
“Kërkojmë rregullimin e pagave në sektorit publik duke ngritur pagën minimale, e cila aktualisht është 25 përqind. Ne gjithashtu kërkojmë pagesën e K-15 në sektorin publik sepse ne jemi të diskriminuar dhe nuk pajtohemi me transferimin e punonjësve të sektorit publik në sektorin privat”, tha Ralpovski.
Ai informoi se dje ata u thirrën nga shërbimet e qeverisë, por, edhe pse ata kërkuan, nuk u takuan me kryeministrin apo cilindo nga ministrat.
Kryetari i Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkovski tha se protestës i protestës së KSL-së i bashkohen dhe kërkesat për një rritje pagash prej 25 përqind në arsim.
Nedellkovski theksoi se ky është paralajmërimi i fundit para grevës së përgjithshme./Telegrafi/