Site icon Telegrafi

Maqedoni, administrata e gjykatës prej të mërkurën fillon grevën

Sindikata e punonjësve në administratë, autoritetet gjyqësore, informojnë publikun se do të fillojnë grevë në gjykatat e cila dy herë u shty dhe u riplanifikua. Greva do të fillojë të mërkurën dhe do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“SPOGJ së bashku me Shoqatën për Administrimin e Gjykatës me qëllim për të gjetur një zgjidhje për të përmbushur kërkesën për pagesën shtesë në vlerë prej 35% për shërbime gjyqësore dy herë e miratoi vendimin për të shtyerjen e grevës së caktuar, fillimisht për 3 maj 2016. Shtyrja e grevës ishte rezultat i vendimit të Qeverisë, të miratuar në seancën e 25-të e cila e miratoi Informacionin mbi sigurimin e burimeve financiare për të rritur ndihmat dhe shtojcat e stafit të gjykatës dhe i rekomandoi Këshillit të Buxhetit Gjykatës që nëpërmjet Ministrisë së Financave të sigurojë burimet financiare për këtë qëllim”, tha në një deklaratë SPOGJ.

Deri më sot Sindikata e SPOGJ nuk ka marrë ndonjë përgjigje nëse Ministria do të veprojë në bazë të rekomandimit të Qeverisë së Republikës Maqedonisë, greva do të vazhdojë në gjykata, shton SPOGJ. /Telegrafi/

Exit mobile version