Ministri i arsimit, Arbër Ademi paralajmëron vazhdimin e bisedimeve me sindikatën e arsimit për çështjen e pagave. Paralajmërimi vjen pasi sindikata refuzoi rritjen e pagave prej 10 % që e propozoi Qeveria.
Në rast të mos përfilljes së kërkesës së tyre ata paralajmëruan grevë nga 11 nëntori.
“Ne kemi ofruar zgjidhje por sërish po e përsëris se duhet të ulemi gjithë së bashku dhe në mënyrën më racionale ti shqyrtojmë të gjitha parametrat. Nuk ka nevojë dhe nuk ka arsye për grevë. Do të vazhdojmë me bisedimet, do të vazhdojmë me shqyrtimin e gjitha parametrave, do të vazhdojmë që bashkërisht ti shqyrtojmë të gjitha mundësitë financiare që i posedon shteti, buxheti i RMV-së. Askush nuk është kundër rritjes se pagave, ne tashmë kemi dëshmuar dhe treguar se jemi në anën e punonjësve në arsim, nuk shihemi si armiq, dhe vlerësoj se punonjësit në arsim meirojnë më shumë dhe po përpiqemi të bëjmë më shumë- deklaroi Ademi./alsat/