Site icon Telegrafi

Maqedoni, 99 përmbarues kanë realizuar fitim prej 3,4 milionë eurove

Gjatë viti të kaluar, 99 përmbarues kanë realizuar fitim të përbashkët prej gati 3,4 milionë eurove, transmeton “Pari” duke u thirrur në të dhëna nga Oda e Përmbaruesve.

Gjatë vitit 2021, përmbaruesit kanë bërë mbi 63 mijë arkëtime të detyruara. Shuma që ata kanë mbledhur në procedurë është 130 milionë euro.

Në listën e përmbaruesve kryeson përmbaruesja nga Shkupi Katerina Kokina, e cila ka arritur që brenda një viti të përfitojë 130.000 euro, ndërsa e fundit në listën e 10 përmbaruesve me përfitime më të mëdha është Sllavica Acovska, e cila brenda vitit ka realizuar përfitim prej 79.169 eurove.

Më poshtë është lista e përmbaruesve që kanë realizuar më shumë të hyra gjatë vitit të kaluar:

 

Exit mobile version