Rreth nëntë për qind e fëmijëve të moshës 2 deri në 17 vjeç kanë vështirësi funksionale në të paktën një fushë, sipas përgjigjeve të nënave/kujdestarëve të tyre. Sipas fushës së vështirësisë, nëntë për qind e fëmijëve të moshës 5 deri në 17 vjeç kanë ankth, ndërsa dy për qind vuajnë nga trishtimi ose depresioni, sipas Hulumtimi klasterik multiindikator (MIKS) të Entit Shtetëror për Statistikë, të kryer gjatë viteve 2018-2019. si pjesë e Programit Global për gjendjen e fëmijëve dhe grave.
Sipas hulumtimit, shumica e fëmijëve në familjet më të varfra përjetojnë vështirësi funksionale në ndonjërën nga fushat, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre në familjet më të pasura – 13 kundrejt 4 për qind.
Hulumtimi tregon gjithashtu se rreth 10 për qind e fëmijëve të moshës 2 deri në 17 vjeç mbajnë syze, ndërsa më pak se 1 për qind përdorin pajisje ose marrin ndihmë për të ecur.
Programi global MIKS u zhvillua nga UNICEF në vitet e 90-ta si një program ndërkombëtar me shumë qëllime për anketimin e amvisërive për mbështetje të vendeve në mbledhjen e të dhënave të krahasueshme ndërkombëtarisht për një gamë të gjerë treguesish të statusit të fëmijëve dhe grave.
Me hulumtimin MIKS matentreguesit kryesorë që u mundësojnë vendeve të gjenerojnë të dhëna për zhvillimin e politikave, programeve dhe planet e zhvillimit kombëtar dhe të gjurmojnë progresin drejt Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm (SDG) dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare.
Mbështetja teknike për hulumtimin është ofruar nga Fondi për fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF), me mbështetje financiare nga UNICEF, Fondi për popullsinë i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) dhe Ambasada Britanike.
Nga Enti shtetëror për statistikë, theksojnë se Raporti i hulumtimin është publikuar në maj të vitit 2020, por për shkak të pandemisë globale të Kovid-19, si dhe për shkak të detyrimeve të shumta lidhur me Regjistrimin 2021, nuk ka marrë publicitetin që meriton dhe andaj, në periudhën në vijim do të publikojnë infografikë me të dhëna dhe pika kyçe nga raporti, me të cilat, siç theksojnë, duan të paraqesin pasqyrën e gjendjes së fëmijëve dhe grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.