Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 87 për qind e rasteve janë shëruar në kushte shtëpiake.
Deri tani në Maqedoni ka 1.079 të shëruar nga coronavirus dhe se 193 prej tyre kanë qenë të hospitalizuar, ndërsa 864 personat e tjerë kanë qenë të shëruar me shërim shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sa i përket propozimeve për hapjen e kufijve në rajon, diçka që duhej të bisedohej në mbledhjen e Organizatës Shëndetësore Botërore dhe në samitin e djeshëm Evropa, nga MSH thonë se ende nuk ka qëndrim të unifikuar rreth hapjes së kufijve me fqinjët.
Edhe pse në opinion po spekulohet se gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet në fund të javës, ndërsa kafenetë dhe restorantet po përgatiten për punë, nga MSH thonë se po bëhen analizë se kur duhet të zbuten masat.
“Masat restriktive nuk janë lehtësuar, pjesa më e madhe e vendeve s’kishin aspak masa të tilla restrektikve si Maqedonia e Veriut dhe të njëjtit i lehtësuan. Ne kemi ende orë policore dhe ndalesë për punë për pjesën më të madhe të industrisë, si masa për mbrojtje. Momentalisht po analizohet se kur saktë do të kemi lehtësime”, thonë nga MSH duke shtuar se lehtësimi i masave nuk do të bëhet pa u stabilizuar gjendja./Telegrafi/