Site icon Telegrafi

Maqedoni, 82 për qind e qytetarëve të pa kënaqur nga shërbimet e administratës

Vetëm 18 për qind e qytetarëve janë të kënaqur nga shërbimet e administratës publike. Individualisht sipas institucioneve, më të kënaqur janë nga puna e Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht nga shërbimet për dhënie të dokumenteve të udhëtimit, ndërsa më pak janë të kënaqur nga puna e qendrave për politikë sociale.

Këtë sot e theksoi Dijana Zhupanoska nga Qendra për strategji evropiane “Eurothink” duke i prezantuar rezultatet nga hulumtimi, të cilin Qendra e realizoi së bashku me platformën e Maqedonisë kundër varfërisë, e para e këtij lloji, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hulumtimi sot u është prezantuar përfaqësuesve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ndërsa më tej është planifikuar që të shkojë deri te ministritë kompetente me qëllim që të theksohen problemet e përmbajtur në të.

Zhupanovska theksoi se 63 për qind e qytetarëve konsiderojnë se që të marrin ndonjë shërbim nga administrata publike nevojitet të kenë lidhje.

Momentalisht shteti siguron rreth 150 shërbime publike ndaj qytetarëve. Sipas raportit të Avokatit të Popullit të vitit 2016 të dytë sipas numrit janë parashtresat, të cilat u dedikohen punës së organit kompetent për evidencë amë të qytetarëve, Drejtoria për menaxhim të librave amë, posaçërisht Sektori, që i mbulon rajonet amë për Qytetin e Shkupit dhe komunat e saj.

Exit mobile version