80 nga gjithsej 81 kryetarë të komunave përdorin Facebook, ka treguar analiza e kryer nga një ekip ekspertësh të rrjeteve sociale të udhëhequr nga Bojan Kordallov në periudhën prej 4 deri më 15 dhjetor 2017.
Në vend të dytë renditet Instagrami. Kështu, profile në këtë media sociale kanë 21 kryetarë komunash, ndërsa numri më i ulët është në Twitter – ku këtë media sociale në mënyrë aktive e përdorin vetëm 5 prej 81 kryetarëve të komunave.
Madje, kryetarët e komunave janë më aktiv në Fejsbuk, krahasuar me deputetët dhe ministrat, ku një analizë e këtij lloji e kryer në mars të këtij viti tregon se 110 nga gjithsej 120 deputetë përdorin Facebook, ndërsa 20 nga gjithsej 26 ministra të Qeverisë përdorin facebook ishte rezultati i analizës së ngjashme të kryer në muajin qershor.
“Kjo është një përqindje e lartë e kryetarëve të komunave që janë aktiv në mediat sociale me qëllim të informojnë qytetarët për punën e tyre në komuna. Ajo që mungon te pjesa më e madhe prej tyre është të jenë të pranishëm online, jo vetëm për t’u prezantuar si aktiv, por të dëgjojnë mendimet, kritikat dhe propozimet që vijnë përmes mediave sociale”, ka thënë Bojan Kordallov, ekspert për media të reja dhe marrëdhënie me publikun, njëherësh edhe autor i kësaj analize./Telegrafi/