8 shtatori (e premte) është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e RMV-së.
Siç njofton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të premten do të shënohet Dita e Pavarësisë së RMV-së.
“MPPS njofton se sipas Ligjit për festa në RMV, 8 Shtatori 2023 (e premte), Dita e Pavarësisë, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht, MPPS ua uron qytetarëve Ditën e Pavarësisë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/