Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1090 analiza dhe janë regjistruar 65 raste të reja me Covid-19.
Shkup – 41, Manastir – 9, Kavadar, Ohër, Shtip dhe Negotinë nga 2, Kumanovë, Prilep, Tetovë, Veles, Gostivar, Strumicë dhe Strugë nga 1.
Nga numri i përgjithshëm pozitiv (65), janë regjistruar 8 riinfeksione.
Janë regjistruar 78 pacientë të shëruar.
Në 24 orët e fundit, nuk është raportuar asnjë vdekje.
Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë Cpvid-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar 3 persona të vdekur nga Shkupi (2) dhe Ohri (1).
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.065.025 testime për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.538, numri i të shëruarve është 302.807, numri i të vdekurve është 9.316, ndërsa numri i rasteve aktive është 415.