Site icon Telegrafi

Maqedoni: 641 gjoba për mosmbajtje të maskës

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për parandalimin e coronavirusit.

Siç thonë nga MPB, në 24 orët e fundit janë regjistruar 641 shkelje të masës për mbajtjen e maskës.

MPB ju bënë apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/

Exit mobile version