Telegrafi

Maqedoni: 585 raste të mosmbajtjes së maskës, 186 persona në izolim

Foto: AIM

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së kaluar në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 585 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.

Gjatë natës së kaluar në të gjithë territorin e vendit 186 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 52 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që veçmë gjenden në izolim, gjegjësisht në vetizolim dhe me këtë rast nuk është evidentuar asnjë rast i shkeljes së kësaj mase./Telegrafi/