Site icon Telegrafi

Maqedoni, 55 persona nuk respektojnë orën policore

Gjatë ditës së djeshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme për periudhën (05.06.05) në gjithë territorin e Maqedonisë 55 persona persona nuk kanë respektuar ndalesën për lëvizje, përkatësisht orën policore.

Prej tyre 42 persona janë privuar nga liria, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat për t’u gjobuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, sipas të dhënave të MPB-së, gjatë ditës së djeshme 156 personave u është dhënë vendime për izolim ndërsa 48 të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Nga zyrtarët policorë është kryer kontroll te personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim dhe nuk është evidentuar asnjë person i cili nuk e ka respektuar masën e izolimit apo vetizolimit./Telegrafi/

Exit mobile version