Propozim-ligji për punësim të 100 studentëve më të mirë të diplomuar nga universitetet publike në Republikën e Maqedonisë, të parashtruar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, sot u shqyrtua në lexim të parë në Komisionin e Kuvendit për arsim, shkencë dhe sport, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi është institucionet nga sektori publik në të ardhmen në mënyrë të vazhduar të marrin kuadro nga të diplomuarit më të mirë në sfera të ndryshme.
Propozimin, të cilin e elaboroi këshilltari shtetëror në MSHIA, Jugosllav Georgievski, parashikon punësim të 100 personave, të cilët studimet i kanë kryer me notë mesatare të paktën 9.5 në një nga pesë institucionet më të më së miri të ranguar të larta në Republikën e Maqedonisë.
Për realizimin e projektit janë planifikuar mjete shtesë prej Buxhetit të Republikës së Maqedonisë me vlerë të përgjithshme mujore prej 3.100.000 denarë, respektivisht nga rreth 500 euro për secilin nga 100 të sapopunësuarit.