Ministria e Punëve të Brendshme ju bën thirrje qytetarëve që gjatë kohës së festave të mos përdorin fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike.
Sipas Ligjit për kundërvajtje, kundër rendit dhe qetësisë publike një personi që pa autorizim kris me armë, përdor mjete piroteknike apo materiale të ngjashme shpërthyese apo material që ndizet lehtë, ose në mënyrë të ngjashme prish qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve do t’i shqiptohet gjobë në vlerë nga 200 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Nuk do të tolerohet dhe në mënyrë më të ashpër do të dënohet shitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike”, njoftojnë nga policia./Telegrafi/