Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe koordinatori nacional për shpërndarjen e ndihmave ndërkombëtare për Covid-19, Bujar Osmani bëri të ditur se përmes huasë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë siguruar 50 respiratorë.
Sipas tij, dhjetëra respiratorë do të vinë deri më 5 qershor ndërsa të tjerat në fund të këtij muaji.
Osmani tha se deri tani janë siguruar 70 respiratorë dhe sipas vlerësimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, ka mjaftueshëm respiratorë në klinika./Telegrafi/