Site icon Telegrafi

Maqedoni, 48 persona nuk respektojnë orën policore, dënohen 591 persona që nuk mbajnë maska

Në gjithë territorin e vendit, gjithsej 48 persona nuk kanë respektuar orën policore, ndërsa 38 prej tyre janë privuar nga liria, kurse të tjerëve u janë marrë të dhëna për masa.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut 166 personave u është dhënë vendim për izolim, ndërsa 197 të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Sipas njoftimit të MPB-së, policët poashtu kanë kontrolluar personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim dhe janë evidentuar shtatë persona që nuk e kanë respektuar këto masa, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB thonë se gjatë ditës së djeshme 591 persona nuk kanë mbajtur maskë mbrojtëse.

Exit mobile version