Një çerdhe e mbyllur, 47 fëmijë dhe 14 të punësuar në çerdhe janë në izolim nga Covid-19.
Ky është bilanci i gjendjes epidemiologjike në çerdhe pasi të njëjtat u hapën më 9 shtator, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
“Për momentin, 47 fëmijë gjenden në izolim gjegjësisht 3 grupe edukative dhe 14 të punësuar. I vetmi objekt që është i mbyllur, është çerdhja në Çeshinovë – Obleshevë, e cila sipas vendimit do të hapet nesër, më 30 shtator”, tha Shahpaska.