Gjatë 24 orëve të kaluara, 70 personave iu dhanë vendime për izolim, ndërsa 62 persona nënshkruan deklarata për vetizolim, informojnë nga Ministria e Brendshme.
Policia gjatë 24 orëve të kaluara ka kryer inspektime të personave në izolim dhe vetizolim, ndërsa janë regjistruar dy persona që nuk kanë respektuar masën e izolimit.
Gjithashtu, janë regjistruar 461 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e obligueshme të pajisjeve mbrojtëse personale./Telegrafi/