Këtë vit, 41 raste janë regjistruar me virusin HIV ndërsa tre persona kanë ndërruar jetë. Numri më i madh i të regjistruarve (më shumë se 80%) janë të moshës nga 20 deri 39 dhe të gjinisë mashkullore.
Nga të regjistruarit më shumë se gjysma janë nga Shkupi. Qytetarët duhet të testohen. Pritet që deri në fund të vitit 90% i parashikuar të realizohet në raport me testimin, që është falas. vullnetar dhe konfidencial. Kjo ishte cekur në konferencën e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë në prag të 1 dhjetorit, Ditës Botërore kundër HIV/AIDS, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mjeku Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik tha se nga vitit 1987 deri tani në Maqedoni janë regjistruar 400 raste nga ku 339 apo 86% janë të gjinisë mashkullore, dhe 54, gjegjësisht 14% janë të gjinishë femërore, dhe janë diagnostikuar 99 raste të vdekjes. Në 17 vitet e fundit numri i rasteve të vdekjes është ulur, edhe pse ka tendenca të rritjes së numrit të rasteve të regjistruara. Numri më i madh i rasteve është nga mosha 20 deri në moshën 39. Sa i përket përcjelljes së këtij virusi, numri më i madh të rasteve të regjistruara (më shumë se gjysma) janë burra që kanë pasur marrëdhënie me burra, thuajse 40%, infektimin e kanë marrë përmes kontaktit heteroseksual, ndërsa vetëm 2.5% të rasteve janë personal që janë injektuar me drogë, shtoi Mikiq.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se këtë vit Qeveri i ndërmori të gjitha obligimet financiare nga Fondi Global,. i cili me vite i financonte programet preventive të HIV-it. Ai tha se janë ndarë 90 milion denarë, dhe kanë bërë marrëveshje me shumë shoqata qytetare që kanë ndërmarrë obligimet për zbatimin e programit./Telegrafi/