Telegrafi

Maqedoni, 40 për qind e qytetarëve presin të infektohen nga coronavirusi

Sipas hulumtimit të ‘Detektor’ që e zbatoi Instituti për Hulumtime Politike Shkup, mbi 40% e qytetarëve presin të infektohen me virusin COVID-19.

Sipas këtij hulumtimi, 10.2% e qytetarëve thonë se me siguro do të infektohen ndërsa 21% përgjigjen me ndoshta. 24.1% e të anketuarve mendojnë se me siguri nuk do të infektohen me coronavirusin ndërsa 12.1 shprehen të bindur se nuk do të infektohen, njofton Telegrafi Maqedoni.

37.9% e qytetarëve të anketuarave thonë se në javën e ardhshme gjendja me coronavirusin do të përkeqësohet, 31.6% presin përmirësim ndërsa 13.5% e qytetarëve nuk presin ndryshime.

64.4% e të anketuarve thonë se mjekët e Maqedonisë janë të aftë ta diagnostifikojnë dhe shërojnë coronavirusin, ndërsa 14.3 deklarojnë të kundërtën.

42.8% thonë se shëndetësia e Maqedonisë ka resurse të mjaftueshme që të menaxhojë me krizën ndërsa 34.8% thonë se nuk ka resurse të mjaftueshme.

Ministri Filipçe gëzon përkrahje të madhe nga qytetarët, përkatësisht 82% që shprehen të kënaqur me punën e tij dhe vetëm 11% prej tyre shprehen të pakënaqur, njofton Telegrafi Maqedoni. Përkrahja nga qytetarët është edhe te masat që autoritetet po i ndërmarrin për të tejkaluar krizën me coronavirusin. Mbi 90% e të anketuarve mbështesin masat për ndalim të tubimeve jashtë, mbylljen e lokaleve, shkollave dhe aeroportet si dhe mbylljen e kufijve.
90% janë për anulim të zgjedhjeve dhe mbi 87% shprehen se duhet dënime për ata që nuk i respektojnë masat për izolim dhe ndalesën për lëvizje. Përkrahjen më të vogël e ka ora policore, megjithatë, 74.8% e qytetarëve mbështesin orën policore.

60.7% e qytetarëve thonë se masat janë të mira, 20.6% kanë qëndron se këto masa nuk janë të mjaftueshme dhe 12.6% thonë se masat e autoriteteve janë tepër të rrepta.

79.2 e të anketuarve shprehen të kënaqur nga puna e institucioneve gjatë krizës me virusin ndërsa 14% shprehen të pakënaqur.

Qytetarët shprehen se Maqedonia njëlloj si vendet e rajonit po menaxhon me krizën. 43% e të anketuarve kanë këtë qëndrim ndërsa 28.4% thonë se menaxhon më keq.

66.9% e të anketuarve shprehen të kënaqur nga informacionet me krizën që i marrin nga mediat ndërsa 21.2% shprehen pjesërisht të kënaqur kurse 7.5% nuk janë të kënaqur për mënyrën se si raportojnë mediat.

50.7% e qytetarëve thonë se po respektohet masa për pastrim të shpeshtë të duarve, 25.7% thonë se ky rekomandim deri diku e respektohet dhe 12.9% thonë se ky rekomandim nuk respektohet.

Mbi një e treta apo 35.6% e të anketuarave thonë se po respektojnë rekomandimet të mos dalin nga shtëpia nëse nuk ndjehen mirë. 25.1% thonë se ky rekomandim deri diku po respektohet ndërsa 22.8% thonë se ky rekomandim nuk respektohet.

34.9% e qytetarëve thonë se po respektojnë rekomandimet për mbajtjes së distancës fizike, 28.9% thonë se po e bëjnë deri diku ndërsa 24.8% thonë se ky rekomandim nuk respektohet.

Përafrisht një e treta e qytetarëve apo 30.6% shprehen se respektohet rekomandimi që të mos dilet në shtëpi pa pasur nevojë. 29.3% thonë se ku rekomandim respektohet pjesërisht ndërsa 29.4% mbajnë qëndrimin se ky rekomandim nuk respektohet.

29.1% e qytetarëve të anketuar thonë se respektojnë masën për mbajtje të maskave dhe dorezave jashtë shtëpisë së tyre. 31.13% thonë se ky rekomandimet respektohet pjesërisht ndërsa 27.8% thonë se ky rekomandim nuk respektohet.

Qytetarët thonë se nuk po respektohen rekomandimet për blerje të përgjegjshme. 39.2% e të anketuarve kanë qëndrim të tillë. 26% thonë se ky rekomandim deri diku respektohet ndërsa 24.2% thonë se ky rekomandim respektohet deri diku.

Shumica e qytetarëve shprehen të shumë të shqetësuar rreth gjendjes me coronavirusin. 38% shprehen tepër të shqetësuar, 34% thonë se janë shumë të shqetësuar dhe vetëm 21% deri diku të shqetësuar. Vetëm 3.9% thonë se nuk janë të shqetësuar kurse 2.3% shprehen se aspak nuk shqetësohen për gjendjen me coronavirusin.

Pjesa më e madhe frikësohet nga kriza ekonomike. 15.3 frikësohen nga kolapsi i sistemit shëndetësor, 10.7% për shkak të mungesës së ushqimit, barnave dhe furnizimeve tjera, ndërsa 5.6% shqetësohen nga humbja e vendit të punës.

37.8% thonë se kriza do të sjell mungesë të shtretërve në spital, ndërsa 33.4% nuk presin problem të tillë.
Mbi gjysma e të anketuarve apo 50.4% shprehen se nuk do të ketë mungesë të ushqimit dhe barnave për shkak të coronavirusit ndërsa një rrezik të tillë kanë 32.6% e të anketuarve. Pjesa më e madhe e qytetarëve apo 28.7% thonë se virusi do të ndalojë të zgjerohet prej një deri tre muaj. 25.1% thonë se virusi do të ndalojë të zgjerohet për një javë deri një muaj. 12.2% presin që kjo krizë të përfundojë për 3-6 muaj.

43.1 e qytetarëve presin ndihma nga Bashkimi Evropian, ndërsa 27.4$ nuk presin. Gati të njëjta janë numrat kur bëhet fjalë për ndihmë nga NATO-ja. 44.4% e të anketuarve presin ndihmë nga NATO, ndërsa 27.1% nuk presin një gjë të tillë./Telegrafi/