Site icon Telegrafi

Maqedoni, 40 mijë administratorë do të pastrojnë mbeturina

Dyzet mijë nëpunës të administratës më 14 dhjetor do të pastrojnë mbeturina në disa lokacione të Shkupit, por edhe nëpër qytete tjera të vendit.

Aksionin e organizon Qeveria së bashku me nismën civile “Mos u bë mbeturinë”.

Siç njoftoi ministri i administratës, Damjan Mançevski, qëllimi i nismës është të rritet vetëdija për mjedis më të pastër dhe mbrojtjen e mjedisit jetësorë.

AI tha se në këtë mënyrë, punonjësit do ta kompensojnë ditën e lirë të 2 janarit të këtij viti, që Qeveria e shpalli ditë jo pune për të gjitha institucionet e shtetit.

https://youtu.be/kGWaRrhdDj0

Exit mobile version