Nga gjithsej 125 persona që janë regjistruar si raste të reja të të infektuarve me coronavirus në 24 orët e fundit, vetëm 60 përqind kanë vërejtur se kanë pasur kontakt me një rast të konfirmuar. Këtë e tregojnë statistikat e Institutit për Shëndet Publik.
“Nga rastet e reja të proceduara, 70 (59.8 përqind) kanë pasur kontakte me një rast të konfirmuar”, thonë nga Instituti për Shëndet Publik në një raport.
Kjo do të thotë që për 40% e rasteve të reja të të infektuarve, nuk dihet se ku ose përmes kujt e kanë marrë coronavirusin.
Nga 125 raste të reja pozitive nga 12 qytete të vendit, shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (37.1 përqind).
Rastet janë regjistruar në të gjitha grupmoshat, ndërsa më e zakonshme është grupmosha 30-39 vjeç, me 27 raste pozitive. Sa i përket shpërndarjes gjinore, raportuan se 67 femra dhe 57 meshkuj janë infektuar me virusin./Telegrafi/