Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë kryer 1129 testime për Covid-19 dhe janë regjistruar 355 raste të reja.
Janë regjistruar gjithsej 145 persona të shëruar.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (355), janë regjistruar 89 riinfeksione.
Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një i vdekur nga Shkupi (75 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në kushte spitalore.