Site icon Telegrafi

Maqedoni, 35 shkelje nga transportuesit e nxënësve

35 shkelje janë konstatuar nga policia tek autobusët që transportojnë nxënës në shkollat e vendit. Kështu njoftuan nga MPB, sipas të cilëve, ka pasur edhe shoferë nën ndikimin e alkoolit e që janë dënuar.

“Sot (04.04.2023) në periudhën prej orës 06:00 deri në ora 10:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar i automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 35 kundërvajtje nga të cilat 10 për hyrje të paligjshme në komunikacion, 10 për drejtim mjeti pa leje trafiku, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë automjete janë përjashtuar nga qarkullimi për shkak të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në raportin e MPB-së.

Nëntë automjete, sipas MPB-së, janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik. Kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Exit mobile version