Në një automjet të parkuar, është gjetur trupi i një 34-vjeçari me plagë nga armë zjarri në kokë, i cili siç thotë policia sipas të gjitha gjasave, ka kryer vetëvrasje.
Nga MPB kumtuan se dje rreth orës 7 në drejtimin rrugor Resnjë – Manastir, në parkingun në afërsi të kontrollit teknik në dalje të qytetit, në automjetin “Polo” është gjetur i vdekur Mp.P (34) nga Resnja, me plagë nga armë zjarri në kokë. Në brendinë e automjetit është gjetur pistoletë e llojit “HC”, të kalibrit 9mm.
Vdekja është konstatuar nga Ndihma e shpejtë mjekësore dhe është kryer ekspertizë nga ekipi i Sektorit për punë të brendshme Manastir, ndërkaq me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduskion./Telegrafi/