Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se sot janë vërtetuar 33 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja, 11 janë në Shkup, 2 në Kumanovë, 1 në Shtip, 5 në Prilep, 2 në tetovë, Veles 9, Manastir 2, dhe Kriva Pallankë 1, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministria e Shëndetësisë poashtu njoftoi se gjatë ditës së djeshme janë bërë 332 testime në gjithë territorin e Maqedonisë
Deri tani në Maqedoni ka pasur 1572 të diagnostifikuar prej të cilëve 1079 janë shëruar, 89 kanë humbur jetën dhe 404 raste janë aktive./Telegrafi/