Telegrafi

Maqedoni, 33 firma aplikojnë për blerje e grurit

Mullisët javën e kaluar deklaruan se me këtë grurë do të pengohet shtrenjtimi i ri i bukës, por me siguri nuk do të ketë ulje të çmimit. Ministri i financave, Zoran Stavrevski paraprakisht, deklaroi se ndërhyrja nga rezervat bëhet me qëllim të uljes së çmimit pas dy shtrenjtimeve kur një bukë arriti të shitet prej 25 deri 27 denarë.

Mullisët thonë se me këtë sasi me siguri deri tek rendimenti i ardhshëm nuk do të duhet të blejnë grurë më të shtrenjtë në shtetet e huaja. Maqedonia çdo vit importon 50 për qind të grurit për prodhimin e bukës. /Telegrafi/