Telegrafi

Maqedoni, 30 milionë denarë subvencione për blerjen e stufave me peleta

30 milionë denarë do të dedikohen për subvencionimin e amvisërive, të cilat dëshirojnë të blejnë stufa me peleta.

Këtë vit për herë të parë gjysma nga shuma e përgjithshme, gjegjësisht 15 milionë denarë janë paraparë për subvencionimin e familjeve me rrezik sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kategoritë sociale të qytetarëve do të mund të blejnë stufa me peleta dhe nëse i plotësojnë kushtet adekuate të thirrjes publike, do të mund të marrin subvencione prej 50 përqind nga shuma e stufave, por jo më shumë se 25 mijë denarë”, tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Ai theksoi se varësisht nga numri i aplikimeve që do të jenë në këtë thirrje publike, vitin e ardhshëm do të rritet buxheti vetëm për kategoritë sociale të qytetarëve.

Bekteshi pret që të rritet interesi i qytetarëve për subvencione për stufa me peleta, duke pasur parasysh se vitin e kaluar në sezonin e vjeshtës kanë aplikuar 2 mijë qytetarë, ndërsa janë subvencionuar rreth 640 prej tyre./Telegrafi/