Site icon Telegrafi

Maqedoni: 22.481 familje shfrytëzues të ndihmës sociale

Në vitin 2019 në vend kishte 15.376 të mitur dhe gjithsej 50.159 të rritur shfrytëzues të asistencës sociale. Në të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 22.481 familje shfrytëzues të asistencës sociale, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

Nga të drejtat e përgjithshme të mbrojtjes sociale në mesin e shfrytëzuesve të mitur, pjesëmarrje më të madhe kishin shërbimet e punës sociale që ishte 49.7 për qind, ndërsa nga të drejtat e përgjithshme të mbrojtjes sociale në mesin e shfrytëzues të rritur, pjesëmarrje më të madhe kishin shërbimet për asistencë sociale të cilat ishin 84.1 për qind.

Sipas EShS-së, në vitin 2019, 22.481 mbajtës të familjeve (numër i familjeve) ishin shfrytëzues të asistencës sociale. Me ligjin për mbrojtjen sociale, nga vitit 2019 është vendosur ndihmë minimale e garantuar. Në vitin 2019, numri i shfrytëzuesve të ndihmës minimale të garantuar ishte 22.126.

Exit mobile version