Në Splitalin për sëmundje të fëmijëve – Kozle, gjithsej janë 21 fëmijë të hospitalizuar për shkak të coronavirusit.
Të gjithë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë për AIM, e ka thënë drejtori i këtij spitali, Besnik Zeqiri.
Ai ka thënë se fëmijët e hospitalizuar janë të moshës prej dy muajsh deri në 16 vjet.
“Prej fëmijëve të sëmuarë, 80 përqind prej tyre janë të moshës prej 8 deri 16 vjet. Dy fëmijë janë në mbështetje të oksigjenit”, tha Zeqiri.
Ndryshe, sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë numri i rasteve aktive është 7.859./Telegrafi/