Mbledhja e Këshilllit të Ministrave, seanca me grupin parlamentare SIRIZA dhe takimi kokë më kokë Tsipras-Kamenos, janë një pjesë e hapave të ardhshëm të kryeministrit grek në lidhje me çështjen e emrit, sipas mediave greke.
Informata zyrtare akoma nuk ka, megjithatë pasi ditëve të kaluara kontesti i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë u bë temë kryesore në fqiun jugor, gazetarët kanë dalur me analiza të ndryshme, mes të cilave përmendin se do të mbahet seancë qeveritare mes gjithë ministrave dhe atyre nga SIRIZA, por edhe takim eventual mes partnerëve të koalicionit, të gjitha me qëllim që të zvogëlohen dallimet rreth çështjes së emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas gjitha paralajmërimeve nga Shkupi dhe Athina zyrtare, 2018 mund të jetë vit kyç për të dy vendet. Optimizmi është i pranishëm nga të dy vendet për përmbylljen e kontestit të emrit.
Optimizmi është rritur edhe më shumë me praninë e ndërmjetësuesit Methew Nimetz, si dhe me takimet që pritet të mbahet në fund të këtij muaji./Telegrafi/