Telegrafi

Maqedoni, 19 të infektuar të rinj me coronavirus, shkon në 67 numri i të prekurve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se deri në ora 10:00, 19 persona janë të prekur nga coronavirusi.

Momentalisht numri i të infektuarve me coronavirus është 67 persona ndërsa gjatë ditë pasdites së djeshme dhe gjatë natës janë testuar edhe 71 persona, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në klinikën ‘Zhan Mitrev’ janë testuar për coronavirus edhe 17 persona, ndërsa gjatë ditës së sotme do të vërtetohen nëse janë pozitiv./Telegrafi/