Site icon Telegrafi

Maqedoni, 16 inkubatorë të rinj për KGJO – Shkup, 10 tjera për spitalet dhe klinikat në mbarë vendin

Në repartin e kujdesit intensiv në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë kanë arritur 16 inkubatorë me të gjitha përbërëse të cilat nga sot mund të përdoren. Inkubatorët janë donacion nga Qeveria. edhe dhjetë inkubatorë do të shpërndahen në spitale dhe klinika në të gjithë Republikën e Maqedonisë.

Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, i cili me rastin e dhurimit e vizitoi Repartin e kujdesit Intensiv të Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë.

“Besojmë se me këtë donacion do të kontribuojmë në rritjen e cilësisë së kujdesit për foshnjat e lindura parakohe. Në klinikat e tjera në tërë Republikën e Maqedonisë do të dorëzohen edhe plus dhjetë inkubatorë edhe atë në spitalet e përgjithshme në Shtip, Tetovë, Strugë, Prilep, Ohër, Manastir, Kumanovë, Gostivar dhe Strumicë, dhe Spitalin special për gjinekologji dhe obstretikë në Shkup Çair” theksoi Zaev.

Ai theksoi se kujdesi për të sapolindurit është dhe do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe vlera thelbësore në punën tonë.

“Maqedonia është vend me vdekshmëri shumë të lartë të foshnjave të porsalindura. Nëse në të kaluarën nuk i kushtohej vëmendje të mjaftueshme këtij problem sot e shfrytëzoj rastin t’i thirr të gjithë faktorët shoqëror, subjektet politike, institucionet, kompanitë përgjegjëse shoqërore, qytetarët që së bashku të punojmë, të luftojmë me këtë problem të hidhur që ta ndryshojmë këtë gjendje dhe të ndërmarrim aksione për mbrojtjen e shëndetit dhe jetët e qytetarëve”, tha Zaev.

Hidhërimi që e ndjejmë në shpirt kur e dëgjojmë përqindjen e vdekshmërisë së foshnjave, potencoi, është koha që përfundimisht ta largojmë nga shpirtrat tanë.

Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Viktoria Jovanovska, falënderoi për donacionin nga Qeveria dhe SHA Birraria Shkup. Ajo theksoi se hapësira edhe më tej do të mbetet problem i hidhur, pasi ata rregullisht kujdesen për rreth 50 fëmijë, ndërsa kanë vend dhe personel për 25 fëmijë./Telegrafi/

Exit mobile version