Site icon Telegrafi

Maqedoni, 154 gjoba për tejkalim shpejtësie

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

Sipas njoftimit të policisë gjatë aksionit për gjobitjen e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë janë dënuar 154 shoferë.

“Prej tyre 14 automjete janë lëvizur me shpejtësi 50 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe 2 të tjera janë lëvizur me 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar. 76 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, dhe 78 të tjerë jashtë vendbanimit”, thonë nga policia.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version