Telegrafi

Maqedoni, me 15 milionë euro kredi të lira do të mbështeten investimet e kompanive të mesme dhe të vogla

Me 15 milionë euro kredi të lira nga Banka Evropiane e Investimeve-BEI, do të mbështeten investimet e 39 kompanive të vogla dhe të mesme, të cilat fillimisht do të hapin gati 160 vende pune, informojnë nga kabineti i ministrit të financave.

Siç thonë ata nga atje, me këtë kompletohet kësti i parë prej 100 milionë euro nga BEI për kompanitë e vogla dhe të mesme.

Drejtori i Bankës së Maqedonisë për Mbështetje dhe Zhvillim, Dragan Martinovski e njoftoi ministrin e Financave, Dragan Tevdovski se gjatë javës projektet do t’i dorëzohen BEI-së.

Ministri Tevdovski theksoi se kompanitë e vogla dhe të mesme janë pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë, pasi ato përfaqësojnë mbi 99 për qind të numrit të përgjithshëm të kompanive në vendin tonë.

Ai tha se për këtë arsye, Qeveria përmes kësaj linje kreditore, si dhe një numër masash të tjera, është zotuar për sigurimin e qasjes në kapital për këto kompanitë./Telegrafi/