Telegrafi

Maqedoni: 15.116 raste aktive me COVID-19, për momentin nuk do të ketë karantinë

Autoritetet shëndetësore thonë se ka kapacitete të mjaftueshme spitalore për pacientët me COVID-19 dhe se për secilin prej tyre bëhet ajo që është e nevojshme.

Për momentin mendojnë se nuk ka nevojë për karantinë ose vendosje të orës policore, pasi i presin rezultatet e masave të deritanishme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Maqedoni 15.116 raste janë aktive me COVID-19.

Ministri Venko Filipçe, dje tha se në klinikat interne ka shtretër të mjaftueshëm të lirë.

Ai apeloi tek qytetarët që t’i respektojnë masat, sidomos ndalesën për grupim në ambiente të hapura e cila me vendim të Qeverisë, do të vlejë gjatë gjithë ditës./Telegrafi/