Site icon Telegrafi

Maqedoni: 140 zjarre në muajin mars, njeriu faktori kryesor

Foto: Arkiv

Gjatë këtij muaji në tërë territorin e vendit ka pasur rreth 140 shpërthime të pazakontë të zjarreve. Më së shumti janë djegur pyejet malore dhe zonat e pemëtarisë. Autoritetet e qendrës për menaxhim me kriza thonë se edhe në këto raste, faktori i njeri është shkaktar i shpërthimit të këtyre zjarreve.

Edhe pse është e paligjshme dhe ndotë ajrin, një pjesë e këtyre zjarreve janë zgjeruar pasi që qytetarët paraprakisht kanë vë flakën tokave të tyre bujqësore për të pastruar dhe për të përgatitur më vonë tokën e tyre për mbjellje.

Shteti ka në dispozicion 3 helikopter për shuarjen e zjarreve, 2 prej të cilave janë të armatës dhe një i policisë. Servisimi i tyre i rregullt është ende në procedurë e sipër.

“Për dallim nga viti i kaluar, këtë vit kemi një helikopter më shumë për shuarjen e zjarreve. Ky helikopter shtesë, në fakt është helikopteri i MPB-së, i cili është i pajisur dhe është në dispozicion të plotë për të përdorur në terren. Sipas informacioneve të mia, këtë verë po ashtu do të duhet të jenë këtu edhe tre helikopterë tjerë për shuarjen e zjarreve dhe po bëhen përpjekje që të sigurohen edhe 1 ose 2 helikopterë tjera nga Armata por për këtë ende nuk kam konfirmim”, u shpreh drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza Stojanço Angellov.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se 38.5 milion euro përllogaritet dëmi nga shpërthimi i zjarreve i vitit të kaluar, ndërsa dëmi ekologjik përllogaritet të jetë edhe më shumë se kjo shifër.

Exit mobile version