Site icon Telegrafi

Maqedoni, 14 pacientë me grip në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Klinikën Universitare në Shkup ndodhen 14 pacientë për shkak të gripit dhe komplikimeve.

Në Repartin për kujdes intensiv, një pacient është në gjendje të rëndë shëndetësoreë. Ai është pranuar në klinikë për shkak të ftohjes së madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mjekja Sanja Marinkoviq nga kjo klinikë, tha se në ambulancën e tyre janë kontrolluar tetë pacientë me grip, prej të cilëve dy kanë komplikime me frymëmarrjen dhe janë mbajtur në spital për shërim.

Lexo po ashtu Maqedoni, regjistrohen 1.100 të sëmurë nga gripi

Sipas saj, mes personave të hospitalizuar ka edhe persona të moshuar por edhe të ri, kryesisht janë të pavaksinuar nga vaksina kundër gripit ndërsa pjesa më e madhe kanë sëmundje kronike.

“Nga fillimi i sezonit në Klinikën infektive janë kontrolluar 53 pacientë. Prej tyre deri tani janë mbajtur për shërim 22 pacientë”, tha ajo./Telegrafi/

Exit mobile version